Aktori Alfred Trebicka i mëshon përçarjes së artistëve.

  Aktori Alfred Trebicka i mëshon përçarjes së artistëve. “Është abuzuar se komuniteti i aktorëve është i përçarë. Këtu ka diversitet mendi

Kanë kaluar plot 19 muaj nga vdekja e 15 vjeçares dhe ende nuk është zbardhur e vërteta.
Aluizni Korçë publikon emrat e qytetarëve që nuk kanë tërhequr lejet e legalizimit.
Pse nuk jemi të gjithë njësoj?

 

Aktori Alfred Trebicka i mëshon përçarjes së artistëve.

“Është abuzuar se komuniteti i aktorëve është i përçarë. Këtu ka diversitet mendimesh dhe jo përçarje. Por në këto mendime bëhet diferenca kush është këllirë dhe kush është dinjitoz, por dhe këllira ka nivel të lartë inteligjence. Duhet të jesh shumë inteligjent ta kuptosh” – tha Trebicka që ka shigjetuar edhe aktorin Laert Vasili i cili mbron prishjen e godinës së teatrit.

“Falë atij takimi dje, (me Veliajn) ne jemi sot këtu. Të gjitha u thanë dhe gjithsecili tha mendimin e tij. Ne jemi një brez, një plejadë, si Berti, Romiri, Beni, Alerti… Laerti, (ka ndërhyrje nga publiku) më falni që fola greqisht, më falni.

Bisedonim me njëri tjetrin para disa ditëve që këta e kanë ndarë mendjen për të bëra atë që duan, por ne me njëri-tjetrin menduam se dhe nëse këta e bëjnë, ne do flemë të qetë që këta janë këllira. Le të shkojnë të hanë makarona poshtë urave prapë në Francë”, – përfundoi Trebicka.

COMMENTS

WORDPRESS: 0