Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar

Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u shpall më 17 nëntor 2019 në qendër të qytetit, ku 5 ditë pas shpalljes u pushuan 4 minatorë . Krye

A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u shpall më 17 nëntor 2019 në qendër të qytetit, ku 5 ditë pas shpalljes u pushuan 4 minatorë .

Kryetari Sindikatës, Elton Debreshi shprehet se kjo sindikatë është krijuar për nevojat dhe përmirësimin  e kushteve të minatorëve dhe jo për interesa të kompanisë: “Sindikata e re është sindikata më  e madhe e kompanisë, ka 320 anëtarë, këshilli sindikal është në mardhënie me punën, unë edhe 3 anëtarë të Këshillit  jemi shkarkuar nga puna 5-së ditë pas shpalljes së sindikatës, ku është ndërprerë kontrata dhe shkelur Kodi i Punës.”

Në mbrojte të minatorëve , Jani Marka, aktivist i Organizatës Politike  nëpërmjet një postimi në rrjetin social në facebook më 30 janar 2020 ankohej për minatorët  që u pushuan nga puna, të cilët tentuan krijimin  e një sindikate dhe heshtjen e mediave për këtë çështje.

“Si shpjegohet se pakkush guxon të përmendë emrin e Samir Manes? A mos është ndoshta është i parëndësishëm fakti që po shkel me këmbë filizat e parë të një sindikate minatorësh?  A mos është i parëndësishëm fakti se në pesë vjet janë vrarë në punë 43 minatorë? A mos jemi duke i rënë në qafë kot se është burrë i mirë? Arsyeja pse emri i Samir Manes nuk dëgjohet nga gojët e gjithollogëve është sepse Samir Mane përfaqëson nervin e sistemit ekonomik i cili është konsoliduar në këto 30 vjet kapitalizëm: oligarkisë.” – shkroi Marka në Facebook.

Në lidhje me këtë status,  Kompania AlbChrome, pjesë e grupit Balfin në pronësi 100% të Samir Manes, me aktivitet në fushën e minierave, tregtisë me pakicë, bankave dhe ndërtimit, ngriti padi për shpifje në Gjykatën n eTiranës ndaj aktivistit Jani Marka, duke kërkuar një dëmshpërblim në masën 1 milionë lekë me pretendimin se një status në profilin e tij personal në Facebook përmban të dhëna të pavërteta dhe si të tilla, dëmtojnë imazhin e kompanisë .

Në një komunikim për Informim.al, Marka u shpreh se nuk e sheh padinë të drejtuar personalisht ndaj tij, por ndaj aktivizmit dhe Organizatës ku është anëtar. “ Unë si individ nuk mund të them diçka në lidhje me padinë, pasi mendoj se nuk ka dicka personale, por është ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes  dhe ‘Organizatës Politike’, gjithashtu edhe presion për të ndaluar funksionimin e   sindikatës.”- tha ai.

Në aktpadinë e dorëzuar nga AlbChrome në Gjykatën  e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  theksohet se Z. Marka është paditur për shpifje pasi në minierat që ka kompania AlbChrome kanë vdekur 8-të persona  dhe jo 43 siç thuhet në statusin e publikuar në facebook.  Gjithashtu ata janë të gatshëm t’a tërheqin padinë nëse aktivisti e përgënjeshtron deklaratën, ose kërkon falje publike.

“ Unë në atë postim nuk kam shprehur opinionin  personal ndaj kompanisë  AlbChrome, ne si Organizatë kemi mbështetur krijimin e sindikatës e cila u shtyp, pasi punëtorët u pushuan nga puna. Të dhënat i kemi marë nga hulumtime, ku më vonë rezultoi se në të gjithë minierat në  shqipëri nga viti  2013- 2019 kanë humbur jetën 45 minatorë dhe jo vetëm 43, dhe 8-të prej tyre kanë humbur jetën në minierat që zotëron Z. Mane. Nuk kam thënë asgjë të pavertetë të cilën mund t’a mohoj apo përgënjeshtroj. Përsa i përket dëmshpërblimit, nëse Gjykata e Tiranës  vendos që ata kanë të drejtë, ne do ta apelojmë çështjen  deri në gjykatën e Strasburgut” –  u shpreh Z.  Marka.

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Gentian Sejrani shprehet i shqetësuar për aktpadinë ndaj një aktivisti, pasi edhe nëse do të kishim një deklaratë të gabuar nga ana e aktivistit, në një shoqëri demokratike, ato janë të pashmangshme në debatin e lirë.

“Padia e Albchrome ndaj një aktivisti për ‘shpifje’ nuk është gjë tjetër veçse një presion psikologjik. Shpifje do ishte nëse nuk do të kishte minatorë të vdekur. Ndërkohë që kompania e pranon që kanë vdekur minatorë, por numri i dhënë sipas tyre është i pasaktë. A mundet që një gjykatës të pranojë padinë dhe të interpretojë pasaktësinë (numrin e minatorëve të vdekur) si shpifje, ndërkohë që thelbi lajmit vdekja minatorëve është realitet?!”- u shpreh ai.

Dëmshpërblimi prej 1 milion lekësh, sipas aktivistit Marka, nuk është me interes për palën paditëse. Ai theksoi – “Nëpërmjet presionit që duan të shkaktojnë,  kërkojnë që të mos egzistojë sindikata e re e punëtorve, pasi një sindikatë funksionale përkthehet në miliona euro shpenzime, kushte pune më të mira, paga më të larta, dëmshpërblime etj.”

Në lidhje me aktpadinë ndaj  aktivistit, Kryetari i Sindikatës shprehet se nuk është diçka personale ndaj Jani Markës, por është hakmarrje për krijimin e sindikatës: -“Ata nuk dëshirojnë që sindikata te jetë funksionale nga vullneti i vetë minatorëve.  Ata duan sindikata, të cilat janë palë më kompaninë dhe ju shërbejnë atyre. Nga viti 2013-2020 nuk janë rritur pagat e minatorëve, ndërkohë që prodhimi është dyfishuar. Minatorët punojnë në kushte të vështira pune. Sasia e gazit Hidrogjen është rritur, madje para disa muajsh pati një shpërthim, i cili nuk u bë i ditur nga sindikata dhe  kompania. Gjatë pandemisë kompania AlbChrome nuk ka ndalur punën as një ditë të vetme.” – bëri të ditur Z. Debreshi.

Gjithashtu edhe mungesa e mbulimit mediatik nga mediat Kombëtare e ka bërë më të vështirë punën dhe rezistencën e SMBB.  Kryetari i Sindikatës ju bën thirrje të gjithë minatorëve të qëndrojnë të bashkuar , pasi vetëm fuqia e përbashkët e shprehur me organizime e protesta do t’i japë fund punës pa pagesë.

Z.Sejrani vijon më tej duke thënë se aktivistët duhet të mbrohen nëse duam që liria e shprehjes të ketë hapësirën e saj të frymëmarrjes. “Nëse një deklaratë e tillë do interpretohet si shpifje, atëherë do të shohim se kritikët e ardhshëm të abuzimeve të kompanive private ndaj punonjësve, do të hezitonin të shprehnin mendimet e tyre edhe pse mund të jenë të vërteta, pasi së pari do të ishte e vështirë të siguronin fakte apo informacione për ti provuar në gjykatë deklaratat e tyre, së dyti, do të frikësoheshin nga përballja me këto kompani të mëdha.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0