Aksident/ Ndërron jetë 27-vjeçari.

Përplasje shumë e fortë mes një motorri dhe automjeti tip ford. Pasoja, vdes drejtuesi i motorritl. Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” në

Skandali Check-up: 400 mijë kontrolle të pakryera dhe të paguara nga shteti!
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.
Shprehje ngaSteve Jobs, të cilat mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit…

Përplasje shumë e fortë mes një motorri dhe automjeti tip ford. Pasoja, vdes drejtuesi i motorritl.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” në rrugën e kinezëve në kryqëzimin e kësaj rruge me unazën jugore të Elbasanit.

Shtetasi  I. Sh, 61 vjeç,  banues ne Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford” veture me targë AA 575 GB është përplasur me mjetin  motorr me targa AP 200.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motorrit, 27 vjeçari banues ne Elbasan. I lënduari ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit. Por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me urgjencë për ndihmë të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Por, edhe pse ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ai ka ndërruar jetë si pasojë e poltraumës..

Dëshmitarë okularë treguan se përplasja ishte aq e fortë sa motorri u fut poshtë makinës dhe dëmtoi gjithë pjesën e parë të saj.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0