Abonetë, tashmë me fotografi…

Abonetë, tashmë me fotografi…

Abonetë e transportit urban tashme do të jenë të personalizuara, me fotografi dhe numrin e kartës se identitetit. Duke filluar nga 1 korriku, të gj

8 vjeçarja e pastrehë bën detyrat në shi, por më pas ndodhë mrekullia
Përgjigja e Bashkisë Elbasan pas peticionit nga prindërit e shkollës “Jorgji Dilo”
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

Abonetë e transportit urban tashme do të jenë të personalizuara, me fotografi dhe numrin e kartës se identitetit.

Duke filluar nga 1 korriku, të gjithë qytetarët që duan të blejnë abone, në pikat e shitjes duhet të paraqesin fotografinë e tyre dhe mjetin e identifikimit. Drejtues të shoqatës se transportit urban shpjegojnë formatin e ri te biletës mujore dhe elementet e shtuar në të.

Ligji për abonetë e personalizuara është miratuar nga kuvendi në maj të këtij viti. Ndërsa njoftimi për ndryshimin e formatit të tyre është vendosur në të gjitha linjat e transportit urban në kryeqytet.

Kreu i shoqatës saktëson se aboneja e re nuk do të ketë rritje çmimi, 1600 lekë është bileta mujore e përgjithshme, 1200 ajo e linjave specifike dhe 600 lekë aboneja e studentit.

Për Tiranën prodhohen rreth 80 mijë abone çdo muaj. Ky vendim pritet të rrisë ndjeshëm kostot për familjet që përdorin rregullisht transportin urban.

Deri me sot aboneja mund të përdorej dhe nga pjesëtaret e tjerë të familjes, ndërsa pas 1 korrikut çdo anëtar duhet të ketë biletë të personalizuar.

Një familje me 4 -5 anëtare që lëvizin me autobus duhet të shpenzojnë çdo muaj 6 mije deri 8 mije leke te rinj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0