A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?

A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?

Sot në Qendrën e Re të Informimit Evropian Aktivistët e “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome” në bashkëpunim me Aktivistwt e Tiranws dhe qendra Treja z

Konviktet e shkollës ë mesme në gramsh pa ngrohje
“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, Ankesa nga të sëmurët për listën e re të barnave
Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike

Sot në Qendrën e Re të Informimit Evropian Aktivistët e “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome” në bashkëpunim me Aktivistwt e Tiranws dhe qendra Treja zhvilluan një takim  me temë ‘Mbrojtja nga Diskriminimi.Në këtë takim morën pjesë Përfaqësues të shoqërisë çivile e  ndërkombëtare ,Komisioneri kundër Diskriminimit,dhe individë të prekur nga Diskriminimi.Qëllimi i këtij takimi konsistoi tek evidentimi i rasteve konkrete (individët e prekur nga fenomeni Diskriminim) masat që duhen ndërrmarrë për zbatimin e vendimeve të Komisionerit dhe ndryshimi real i situatës në fjalë.Rastet e dërguara nga LRER(Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome) trajtonin ; .Programin e quajtur “Shansi i dytë”,program  ky i çili nga vetë emri është një “mundësi e dytë” frekuentimi për ata fëmijë të moshës së detyrimit shkollor që e kanë braktisur apo ndërprerë shkollimin.Në klasën e programit “Shansi i dytë “,përkatësisht në shkollën 9vjeçare “Ptoleme Xhuvani “është konstatuar nga Komisioneri se janë klasa të segreguara me fëmijë kryesisht nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.Ministria e Arsimit dhe DAR Elbasan nuk kanë marrë masa për parandalimin e kësaj situate ,edhe pse ekzistonte një rekomandim i Komisionerit ku citonte marrjen e masave të nevojshme për segregimin e shkollave nga ana e këtyre të fundit.Çështja e librave falas për nxënësit e komunitetit Egjiptian. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave vetëm nxënësit e komunitetit Rom i përfitonin librat falas,ndërsa ata të komunitetit Egjiptian jo, pavarësisht problematikave të ngjashme të të dyja komuniteteve.LRER (Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome) ia referoi Komisionerit si rast diskriminimi ku u dha vendimi që edhe Komuniteti Egjiptian përfiton librat falas me anë të VKM nr.7070dt.26.08.2017. Një tjetër rast i trajtur ishte edhe ai i Z.Ilirjan Beratit kundër Shërbimit Social Shtetëror ,ku Z.Berati ankohet pranë KMD se pas vënies në zbatim të skemës së re/pilot të ndihmës ekonomike.,edhe pse në të njëjtat kushte ekonomike ,pa asnjë arsye ,arsye  të pretenduara ato etnike dhe ekonomike u shpall jo fitues, ndonëse Bashkia Elbasan ,ka patur detyrim ta trajtojë këtë famije me fondet e veta në bazë të nenit 21të ligjit nr.9355 dt 10.03.2005.Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për të renditur pengesat e zbatimit të vendimeve të Komisionerit dhe ndërhyrja e cila do të sjellë efikasitet në Diskriminim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0