A njihet disleksia në Shqipëri?

A mund të themi që jemi në pritje të një Albert Einsteini të ri. Disleksia atakon nga 6 deri në 17 përqind të popullatës në botë. Shpesh është kon

Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja
Cërriku, ende pas 3 vitesh problemet e tërmetit nuk janë zgjidhur
Simboli i shqiponjës ‘pushton’ Japoninë, arsyeja: dhëndëri nga Fieri

A mund të themi që jemi në pritje të një Albert Einsteini të ri. Disleksia atakon nga 6 deri në 17 përqind të popullatës në botë. Shpesh është konjektuar si sëmundje apo një problem madhor . Assesi nuk mund të marri një emërtim të atillë. Nga psikologët  është inkuadruar brënda termit vështërsi në të nxënit e si rrjedhojë e të lexuarit . Përkufizimi klasik I saj është propozuar  nga ana e Federatës Botërore e neurologjisë pra disleksi.

Evidentohet që në hapat e parë kur nis arsimimi. Jo pak herë prindër e mësues janë hasur me terminologjinë e përdorur nga fëmijët”  më vallëzojnë shronjat”. E ku është perceptuar si shmangje ndaj mësimeve,dembelizëm. Nga spektri I mësuesëve këto fëmijë janë etiketuar si problematik e të zhurmshëm e janë distancuar nga nga pjesa tjetër e klasës. E vetvetiu e kanë pasur akoma edhe më të vështirë të përthithnin të gjithë informacionet që duhet të merrnin në vitet e tyre shkollore.

Nëse do të nxirrnim në pah disa kararkteristika të fëmijëve që “vuajnë” nga disleksia do të vërenim që: kanë memorie të dobët vizuale e cila shihet edhe në simbolet e gjuhës. Mbajtja mend e nje fjalie të vetme pa e shikuar është kuazi e pamundur, duke treguar paaftësinë në të mësuar. Leximi në mënyrë të pavarur nuk I jep asnjë kënaqësi, duhet të jet gjithmonë një I dytë që ti shtyjë për ta bërë këtë veprimtari. Vështërsi has edhe në dekodimin e komunikimit , e në momentin kur bisedojnë me anë të gjuhës nuk gjen fjalën e duhur. Mospërqëndrimin dhe lëvizjet e shpeshta të syve tanimë I kanë të vetat. Shkrimi mbi letrën e bardhë për tu lexuar nga disleksikët është tepër e vështirë. Në momentin kur shkruajnë shkrimi është I paqatë dhe I palexueshëm, kjo vjen si pasojë e konfuzionit të fonemave. Gërmën g e konceptojnë d, p me g, fonemën m me n, s me z etj. Ndërthurin ato shkronja që nga ana vizive janë të për afërta. Emrin mami e lexojnë maim, punë- unë .

Por nëse trajtohet me mësues ndimës, e një punë devollshmërie nga ana e prindërve, e ndikimin e një sër modelesh ose paradigmash atëherë pretendojmë të na dali në skenë një Einstein I ri. Fëmijët disleksik kanë metodat e veta për të mësuar. Ndaj tyre të mos përdoret vetëm një kallëp I gatshëm, por edhe forma mësim dhënie diverse me tekst audio- vizuale. Markuesi  me kolorit për të ngjyrosur rrjeshtat në tekst, karta apo vizore për të mbajtur rrjeshtin do ti vinin shumë në ndihmë. E mbi të gjitha përdorimi I një gjuhe sa më të thjeshtë, e vënia në dispozicion vetëm figura pasi ata mendojnë ndërmjet tyre.

Fëmijt disleksik mendojnë në shumë dimesione, janë intuitiv, e shumë krijues. Fakti më I gjallë janë këto talente: Albert Einstein, Leonardo da Vinçi, Walt Disney, Winston Churchill, Thomas Edison, Jennifer Aniston  e shumë të tjerë. Ku kanë mundur që vështërsitë  ti kthenë në forcë.

Përgatiti : Sindorela Sollaku

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0