A e meritojnë çerdhen dhe kopshtin fëmijët romë? Bashkia mendon se jo

A e meritojnë çerdhen dhe kopshtin fëmijët romë? Bashkia mendon se jo

Situata e kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Tiranës çdo muaj Qershor bëhet shqetësuese dhe kaotike, çdo prind nxiton të regjistrojë fëmijët që ata t

Këshilli Bashkiak Elbasan miraton listën emerore të Bonusit të strehimit për 30 familje .
Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror
“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë,…

Situata e kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Tiranës çdo muaj Qershor bëhet shqetësuese dhe kaotike, çdo prind nxiton të regjistrojë fëmijët që ata të kenë një vend në Institucionet arsimore (kopësht dhe çerdhe).

Fëmijët Rom dëshirojnë të shkojnë në kopshte dhe çerdhe, por pamundësia ekonomike e familjeve të tyre ka kushtëzuar që ata të shkojnë në kopësht. Në një vëzhgim të tarifave mujore dhe regjistrimin e fëmijëve në kopësht dhe çerdhe Informim.al konkludoi se, për regjistrimin duhen 5 mijë lekë të reja dhe një tarifë mujore prej 3840 lekësh në muaj për kopshtet dhe 3120 lekësh në muaj për çerdhet.


Në vitin 2016 Qeveria Shqiptare miratoi Planin e Veprimit të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane 2016-2020. Ky plan synon përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike në aspekte si: Arsimi, Shëndetësia, Punësimi dhe Strehimi.

Pas 3 vitesh, sipas aktivistëve dhe organizatave që punojnë për komunitetin Rom dhe Egjiptian, këto rezultate nuk janë ndjerë në vendbanimet Rome dhe Egjiptiane të cilët vazhdojnë ende të përballen çdo ditë me probleme të mbijetesës, “bukën e përditshme’’.

Lexo edhe: Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike

Lexo edhe:‘Shteti kundër pakicës’: si po sorollaten romët e Selitës për legalizimin e shtëpive

Një nga masat e parashikuara në Planin e Veprimit është Rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin parashkollor dhe në shkolla dhe trajtimi i braktisjeve” e cila Bashkimi Evropian ka rekomanduar që të Hiqet nga njësitë e qeverisjes vendore, e tarifave të kopshtit për fëmijët nga familjet rome dhe egjiptiane me të ardhura mujore të ulëta (≤ 20 000 Lekë/muaj, së bashku me familjet që përfitojnë pagesën e  ndihmës ekonomike“

Kanë kaluar 2 vite dhe kjo masë nuk është zbatuar ende nga Njësitë e qeverisjes vendore, ky shkak ka sjellë që të ulet numri i fëmijëve rom dhe egjiptian që frekuentojnë  kopshtet dhe çerdhet.

Kur merrja Ndihmën Ekonomike, unë e kisha pa lekë kopshtin e djalit dhe unë me burrin kishim mundësi të gjenin një punë dhe djali ishte në kopësht, ndërsa tani e kam hequr nga kopshti pasi nuk kam lekë ta paguaj, dhe tani që djali është në shtëpi as unë nuk mund të gjej një punë pasi nuk ka kush të kujdeset për djalin, tregon M.H për Informim.al.

Në muajin Janar të vitit 2018, Qeveria nxori nga skema e Ndihmës Ekonomike qindra familje të varfëra me argumentin që ka shkelje dhe abuzime të paketës së Ndihmës Sociale, nga intervistat që ka realizuar Informim.al shumë prej familjeve (preferojnë të flasin jashtë kamerës) kanë treguar se  sistemi i pikëzimit i ka penalizuar për të përfituar Ndihmën Ekonomike.

Ndihma ekonomike i jepte akses familjeve të varfëra për të përfituar shërbimet publike, siç është dhe regjistrimi i fëmijëve në kopshte dhe çerdhe publike me drekë ta përfitonin falas.

Pas kësaj tronditjeje për shumë familje të varfëra në Shqipëri, efektet financiare filluan të ndiheshin që nga institucionet e edukimit parashkollor. Shumë nga familjet Rome dhe Egjiptiane tregojnë për Informim.al që nuk kanë mundësi të paguajnë taksën mujore pasi nuk kanë punësim dhe burimi i ekonomisë së tyre është mbledhja e mbetjeve të riciklueshme dhe tregtia e rrobave të dorës së dytë.

Qendra T’REJA, një organizatë që punon për fuqizimin e familjeve në nevojë, kryesisht Rome dhe Egjiptiane tregon për Informim.al se ‘ndryshe nga ajo çfarë mendohet, aktivistët e Qendrës T’REJA kanë identifikuar prindër nga komuniteti Rom të cilët kanë dëshirë që fëmijët e tyre të regjistrohen në kopshte dhe çerdhe, po në pamundësi të pagesës së tarifës së regjistrimit ata nuk kanë mundur”.

Për këtë arsye, T’REJA, që prej vitit 2017 ka marrë një nismë përmes së cilës i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, anëtarëve të Këshillit Bashkiak, QEZHEF-it, me anë të shkresave zyrtare ku kërkohet ndryshimi i vendimit të këshillit bashkiak për sistemin e tarifave dhe taksave vendore, për të përfshirë aty edhe komunitetin Rom dhe Egjiptian, me të ardhura nën pagën minimale.

Përpos kësaj ne po ndërrmarim një nismë për një peticion prej 7000 firmash duke u mbështetur në ligjin për ‘Vetqeverisjen Vendore” për ta dërguar në Këshillin Bashkiak për ta pasur në rend dite duke e ndryshuar këtë VKB.

Gjithashtu familjet kanë një vendim të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimin, i cili pas ankesave të aktivistëve, ka rezultuar në një proces diskriminim racor dhe ekonomik dhe u del në mbështetje familjeve rome. Kliko këtu për vendimin e KMD

Aktivistët e T’REJA-s kanë dërguar kërkesë për informacion drejtuar Qendrës Ekonomike për Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF) ku kanë kërkuar përjashtimin e regjistrimit dhe tarifës mujore për fëmijët Rom dhe Egjiptian, pasi kushtet sociale dhe ekonomike ja bëjnë të pamundur të paguajnë tarifën mujore. Kjo lidhet me rekomandimin që Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të BE në Shqipëri, ka kërkuar tëHiqet nga njësitë e qeverisjes vendore, e tarifave të kopshtit për fëmijët nga familjet rome dhe egjiptiane me të ardhura mujore të ulëta (≤ 20 000 Lekë/muaj, së bashku me familjet që përfitojnë pagesë ndihmës ekonomike “.

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka reaguar pas shkresës së bërë nga T’REJA.

“Kategoritë përfituese të shërbimit pa pagesë janë konkretisht ato kategori që kanë të përfshirë situatën ekonomike dhe pagën minimale në Republikën e Shqipërisë, lidhur me fëmijët Rom dhe Egjiptian sipas QEZHEF-it vendosja si kategori me vete e familjeve me përkatësi Rome dhe Egjiptiane do ishte në kundërshtim me Ligjin Nr.10221 datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi Nenet 1 dhe 3 të këtij ligji.”  Kliko këtu për përgjigjen e QEZHEF-it

Pas këtij refuzimi Qendra T’REJA i është drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ku ka paraqitur rastin e familjeve nga Komuniteti Rom që nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijët në kopsht. Përgjigja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shkon kundër’arsyetimit’ të QEZHEZ-it.

KMD pas hetimit administrativ të kryer ka vendosur: Konstatimin e diskriminimit, për shkak të etnisë, të shtetases M.H nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijeve Tiranë, referuar këtij vendimi Nr.31 i cili mban datën 4 Mars 2019 KMD kërkon që Bashkia Tiranë të marrë masa të menjëhershme për hartimin dhe përfshirjen e fëmijëve që vijnë nga familje të komunitetit Rom dhe Egjiptian si kategori që përfiton regjistrimin në kopshte pa pagesë.

Edhe pse Delegacioni i BE në Shqipëri ka reagur për këtë problematikë, edhe pse ka një vendim të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, edhe pas hapave sensibilizues dhe ligjorë të hedhur nga Qendra T’REJA, Bashkia ende nuk ka një përgjigje apo zgjidhje për këtë situatë të krijuar.

Nga:Brejdon Xhavara

COMMENTS

WORDPRESS: 0