A duan të punojnë egjiptianët dhe romët!?

A duan të punojnë egjiptianët dhe romët!?

Ndërkohë që në Shqipëri arrestohen pse protestojnë, ja sesi ndihmohen artistët në shtete të tjera..
Deklarate Publike / Shoqëria civile deklaratë për projekt vëndimin e Bashkisë Tiranë ku sot do të miratojë disa taksa për shtresat në nevojë…
Të jetosh duke rregulluar këpucë…

O jevg, hajde  ktu se duhet t’ndajmë kto gjërat. O bythzi, maroje bukën shpejt jo tre orë, se nuk do t’presi puna ty.

Kshu ofendohesha çdo ditë nga përgjegjësi turnit gjerisa nuk durova dot ma edhe pse e dija që do rrezikoja venin e punës dhe bukën e fëmijëve, por u mush kupa.

E meritonte dajakun që i dhashë se na shante të gjithëve çdo ditë.

Za…., është anëtarë  i minoritetit egjiptian, i cili prej dy vitesh punonte tek kompania që bën djegien e mbetjeve në qytetin e Elbasanit. Por, tashmë nuk punon më pasi reagoi ndaj diskriminimit dhe e larguan në mënyrë të menjëhershme nga vendi punës. Në të vërtetë, largimi i tij nga puna ndikoi në situatën ekonomike të familjes, pasi ishte personi i vetëm që punonte në familje. Ashtu siç ai e mendonte, përkeqësimi solli vështirësi në sigurimin e bukës së familjes. Ndërkohë që, 3 fëmijët e tij frekuentonin rregullisht arsimin.

Ai shprehet se, do sakrifikoj që fëmijët e mi  të mos vujnë si unë kur t’rriten.

Në fakt, rasti i diskriminimit të Zamirit në vendin e punës sipas studimit të UNDP-së, kryer disa vite më parë, i ka ndodhur rreth 23.6% të anëtarëve egjiptian dhe rom të punësuar. Gjithashtu, studimi tregon se rreth 46.1%  e anëtarëve të këtyre minoriteteve diskriminohen që në momentin e parë të kontaktit për të kërkuar një vend pune, nga ana e punëdhënësve.

Diskriminimi gjatë kërkimit të vendit të punës dhe në vendin e punës, por jo vetëm, janë disa nga arsyet kryesore që nxit anëtarët e minoriteteve egjiptian dhe rom të punojnë në punë informale si, ricklimi, tregtimi i veshjeve të përdorura etj. Madje, historitë e diskriminimit që dëgjojnë nga anëtarët e tjerë bëhet një shtysë e fortë të refuzojnë vendet e punës, të cilat mund ti ofrohen nga zyrat e punës. Pra, ata refuzojnë vendin e punës sepse kanë frikë se do të përballen me situata diskriminuese, të cilat nuk do ti kalojnë thjesht emocionalisht. Ndërkohë që, opinioni shoqëror që nuk e kupton sepse nuk e ka përjetuar një situatë të tillë fajëson dhe krijon steriotipin se, egjiptianët dhe romët nuk e duan punën. Kjo situatë do të ndryshojë kur shteti do të krijojë politika punësimi  favorizuese për to ose kur shoqëria do të sensibilizohet dhe nuk do ti diskriminoi. Por gjerë atëherë stereotipizimi se, ata nuk e duan punën, do të ekzistojë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0