59- vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, shteti i mohon KEMPIN

59- vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, shteti i mohon KEMPIN

Një 59- vjeçar i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore ende nuk ka gjetur zgjidhje për sa i përket të drejtës së tij, marrjes së KEMPI-it. Ai ba

Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.
Aty ku pihet kafja me peshq nëpër këmbë
Korrupsioni: Ja perceptimi i opinionit publik

Një 59- vjeçar i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore ende nuk ka gjetur zgjidhje për sa i përket të drejtës së tij, marrjes së KEMPI-it. Ai banon prej 15 vitesh i vetëm në shtëpinë e tij e cila tashmë është pothuajse e rrënuar, në një gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Gjendja shëndetësore e Gjergji Lata është duke u përkeqësuar përditë edhe më shumë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me çrregullime depresioni të ndërthurur me nuanca psikotike. Ndërkohë që ai vuan edhe nga një sëmundje e quajtur “Mielodisplazi”, nga e cila ai duhet të përfitonte në mënyrë të menjëhershme KEMP.
“Jam sëmurë që në ushtri, ndërkohë që kohët e fundit kam zënë shtratin. Nuk kam pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe e mbaj frymën gjallë me ato çfarë më falin komshinjtë”, shprehet 59- vjeçari i cili është i pamenduar për të mbijetuar në kushtet në të cilat ndodhet.
Ai gjithashtu shprehet se nga pamundësia ekonomike i kanë prerë dy herë energjinë elektrike duke bërë që të përballet shpesh herë edhe me të ftohtin.
“Për dy vite mi kanë prerë dy herë dritat, pasi unë nuk kam t’i paguaj. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë dhe të më japi atë që më takon pasi gjendja ime është shumë e keqe”, shprehet 59- vjeçari duke i drejtuar kështu edhe një apel institucioneve të cilat i kanë mohuar të drejtën e KEMP- it.
Prej kohësh tashmë, mjekët në Krujë i kanë përcaktuar dy diagnoza të rënda, ku edhe pse ai ka dërguar dosjen e tij në kempin eprorë për të përcaktuar invaliditetin, askush nuk e përfill.
Gjergji Lata nuk është duke kërkuar asgjë që si takon, nuk është duke kërkuar lëmosh, por po kërkon atë që i takon sipas ligjit, një të drejtë të tij që është duke u shkelur, një e drejtë që mund t’i japi 59- vjeçarit mundësinë për t’i jetuar vitet e mbetura të jetës së tij me dinjitetin që i takon çdo qenieje njerëzore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0