42 familje Pogradecare rrezikojnë të dëbohen nga banesat që disponojnë.

42 familje Pogradecare rrezikojnë të dëbohen nga banesat që disponojnë.

42 familje të komunitetit rom, egjiptian dhe të mazhorancës, të strehuar që prej vitit 1991, në ish godinën e hotelit të minierës së Gurit të Kuq, Pog

Ngjarja në Berat, flet babai i djalit: Familjarët e vajzës nuk donin sepse…
DERISA VDEKJA TË NA NDAJË !!
Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm

42 familje të komunitetit rom, egjiptian dhe të mazhorancës, të strehuar që prej vitit 1991, në ish godinën e hotelit të minierës së Gurit të Kuq, Pogradec, rrezikojnë të dëbohen dhe të dalin në qiell të hapur. Shkak për këtë është bërë një njoftim i ardhur nga shoqëria aksionere “Alb Mineral”, se më datë 4 prill fillon proçedura e nxjerrjes në ankand të godinës, me një vlerë fillestare prej 200 milion lekë të vjetra. Informim.al ka mundur të mësoj se disa aktivistë kanë qenë pranë banorëve dhe i kanë ofruar atyre mbështetje për të ndjekur çështjen.

Fillimisht, ata sëbashku me disa banorë kanë kontaktuar me n/kryetaren e Bashkisë Pogradec për të marrë informacion nëse bashkia ka ndjekur ndonjë proçedurë për privatizimin e godinës, si dhe nëse janë zbatuar proçedurat sipas VKM-së për tjetërsimin apo privatizimin e pronave shtetërore, ku thuhet se Ministria e Financave dhe Ekonomisë (si institucioni përgjegjes për pronat shtetërore) para se të nxjerrë në ankand pronën duhet të marrë opinionin e Njësisë Vendore.

Sipas n/kryetares, bashkia i ka dërguar disa herë shkresë MFE për transferimin e pronës, mirëpo përgjigja e saj ka qënë se godina është në pronësi të shoqërisë private “Alb Mineral”. Po ashtu, ajo u shpreh se bashkia nuk ka pasur asnjë komunikim me MFE për dhënie opinioni lidhur me nxjerrjen në ankand të godinës. Në bazë të disa të dhënave të siguara nga aktivistët, “Alb Mineral” nuk është shoqëri private por shtetërore, pasi aksionere e vetme është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Kështu që mundësia e transferimit të pronës bashkisë Pogradec ekziston.

Kërkesa e vetme e familjarëve është të privatizojnë banesat e tyre kundrejt pagesës me këste mujore, në një kohështrirje prej 25 vitesh, pasi ndodhen në kushte shumë të vështira ekonomike. Përvec komunikimit verbal, aktivistët dhe familjarët i dërguan bashkisë edhe një shkresë ku i kërkuan t’i vënë në dispozicion të gjithë komunikimin zyrtar me MFE, me qëllim ndjekjen më tej të çështjes.

FOTOGALERI

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0