30 familje egjiptiane dhe rome nuk përfitojnë nga programi i Rikonstruksionit.Ja arsyeja përse u penalizuan.

    Një ndër programet që u vjen në  në ndihmë familjeve në nevojë ,e kryesisht familjeve egjiptiane dhe rome është program i përm

Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…
A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?
Godina e gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit është kthyer në një rrezik për 360 nxënësit që mësojnë në këtë shkollë.

 

 

Fotografia e Levizja Rinore Egjyptiane & Rome

Një ndër programet që u vjen në  në ndihmë familjeve në nevojë ,e kryesisht familjeve egjiptiane dhe rome është program i përmirësimit të banesave ekzistuese. Ky program përfshin kryesisht rikonstruksion dhe ndërtim të çative , suvatime , shtrim pllakash ,ndërrim të dyerve dhe dritareve.

Këtë vit në Bashkinë Elbasan aplikuan 30 familje  egjiptiane dhe rome , të cilat për shkak të mosparaqitjes të kërkesës nga Bashkia Elbasan brenda afatit të caktuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u skualifikuan nga zbatimi i këtij programi . Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta të familjarëvedhe aktivistëve të organizatës ‘’Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”  mbi procedurat , kriteret dhe dokumentacionin e duhur për të aplikuar pranë Bashkisë Elbasan , kjo e fundit nuk do ta zbatojë  për vitin 2019 , programin ‘’Përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese ‘’.Edhe pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi Bashkinë Elbasan për  çeljen  e programit më dt .15.01.2019, duke e informuar se afati i fundit i aplikimit ishte më 15.03.2019, Bashkia Elbasan nuk bëri asnjë njoftim për hapjen  e programit .Vlen të theksohet se për vitin 2018 përfituan 24 familje egjiptiane dhe rome ,ndërsa për vitin 2019, 30 familje në nëvojë ,ku disa prej tyre me ndërhyrjen emergjente e humbën mundësinë për përmirësimin e kushteve të banesave të amortizuara.

COMMENTS

WORDPRESS: 0