27 Marsi DITA NDËRKOMBËTARE E TEATRIT

27 Mars të çdo viti qendra e Insituti Ndërkombëtar Tetror INT, në bashkëpunim  me komunitetet ndërkombëtare në të pesta kontinentet organizojnë fe

Durrës: Shëtitorja ” Taulantia” vuan nga degradimi
Bashkia Fier ka reaguar pas ankesës që familjet rome në fshatin Mbrostar (Fier) kanë bërë për mungesën e kanalizimeve të ujit të pijshëm.
Harresa e Qeverisë prek mijëra familje në nevojë për energjinë elektrike

27 Mars të çdo viti qendra e Insituti Ndërkombëtar Tetror INT, në bashkëpunim  me komunitetet ndërkombëtare në të pesta kontinentet organizojnë festime për Ditën Botërore të Teatrit. Në të cilën sidomos në shtatëdhjetë vitet e fundit është ndjerë veçanërisht nevojshmëria e teatrit. Ai mund të tregojë gjithçka, se si zemra shkatërrohet, se si mashtrimi mbretëron,e se si të dashuruarit ndahen. Teatri ka aftësinë të tregojë gjithçka , nga realja se si të burgosurit kalben, deri në sureale se si ata jetojnë.

Insituti  Ndërkombëtar Teatror u formësua në qeshor të 1962, e cila do të propozohej fillimisht nga Finlanda. Kjo është organizata më e rëndësishme jo qeveritare në sferën e arteve interpretuese, të themeluar nga UNESCO.  INT insiston të stimulojë krijimtarinë, të rrisë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë. Me qëllim që të përçohet paqja dhe miqësia mes popujve.

Sot, në të gjithë botën organizohen ngjarje të ndryshme teatrore, shfaqe dhe lexim të mesazheve për artin skenik. Ndërmjet një figure të shquar në mbarë botën reflekton mbi temën e teatrit, si pjesë e kulturës së harmonisë dhe paqes botërore. Autorja e mesazhit botëror është 64 vjeçarja  franceze Izabel  Iper .” Derisa ju drejtohem unë nuk jamë unë , nuk jam aktore, unë jam një nga shumë njerzit falë të cilëve teatri ekziston. Kjo është edhe detyra jonë, por para së gjithash nevoja jonë siç thuhet: Nuk ekziston teatri falë nesh, por ne ekzistojmë falë tij. Teatri është I fuqishëm. Ai kundërshton dhe mbijeton gjithçka :luftërave, censurës,varfërisë” thotë Iper.

Mesazhin e parë të Ditës Botërore të Teaterit e ka mbajtur francezi Zhan Kokto . në të cilën mesazhi frutdhënës është trasmetuar në të gjitha kanalet radiofonike dhe televizive. Kan qene qindra gazeta të përditshme që kanë bërë të mundur publikimin e tyre. Mesazhi është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe ku është lexuar për dhjetra mijera spektatorë para shfaqjeve teatrore në mbarë botën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0