21 Mars, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor

  Çdo person ka të drejtë të gëzojë të drejtat e tij pa u diskriminuar. Të drejtat për barazi dhe mosdiskriminim janë bazat e ligjit të të

Ligji i ri i strehimit: 5 % e vendeve të çdo programeve sociale të plotësohet nga familje rome dhe egjiptian
Shkodër/ Invalidët ‘ me duar në xhepa ‘ në fundvit…
Benefitet e ujërave termale

 

Çdo person ka të drejtë të gëzojë të drejtat e tij pa u diskriminuar. Të drejtat për barazi dhe mosdiskriminim janë bazat e ligjit të të drejtave të njeriut. Megjithatë, në shumë vënde  të botës, praktikat diskriminuese janë ende të përhapura, duke përfshirë diskriminimin racor, etnik, fetar dhe kombësia bazuar në profilizim si dhe nxitja e urrejtjes.

Profilizimi racor dhe etnik është përcaktuar si “një mbështetje nga ana e personelit të zbatimit të ligjit, të sigurisë dhe kontrollit të kufirit në racë, ngjyrë, prejardhje, origjinë kombëtare ose etnike, si bazë për nënshtrimin e personave për kërkime të detajuara, kontrolle të identitetit dhe hetimeve, ose për të përcaktuar nëse një individ është i angazhuar në aktivitete kriminale “, sipas një raporti të fundit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut nga një raportues i vecantë  i formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës.

Refugjatët dhe migrantët janë kategori  të veçanta të profilizimit racor dhe nxitjes së urrejtjes. Në Deklaratën e Nju Jorkut për Refugjatët dhe Migrantët, miratuar në shtator të vitit 2016, shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë dënuar fuqishëm aktet dhe shfaqjet e racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerances kundrejt refugjatëve dhe migrantëve, dhe janë përkushtuar në një sërë hapash për t’iu kundërvënë qëndrimeve të tilla dhe sjelljeve , sidomos në lidhje me krimet e urrejtjes, gjuhës së  urrejtjes dhe dhunës racore.

Samiti për Refugjatët dhe Migrantët në shtator 2016, ngjalli “Së bashku”, një iniciativë e Kombeve të Bashkuara për të promovuar respekt, siguri dhe dinjitet për refugjatët dhe migrantët. “Së bashku” është një iniciativë globale e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm që ka për qëllim të ndryshojë perceptimet dhe qëndrimet negative ndaj refugjatëve dhe migrantëve, në partneritet me Shtetet Anëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Zyra e të Drejtave të Njeriut të OKB-së i kërkon njerëzve në mbarë botën të ngrihen për të drejtat e  dikujt sot. Fushata e nisur në Ditën e të Drejtave të Njeriut të vitit 2016, ka për qëllim të nxisë dhe mbështesë veprimet në jetën tonë të përditshme për të mbrojtur të drejtat njerëzore të të tjerëve. Kudo që jemi, ne mund të bëjmë një ndryshim. Ai fillon me secilin prej nesh.

Iniciativa të tjera të ngjashme të OKB-së përfshijnë : Le të luftojmë racizmin !, dhe Dhjetëvjeçari Ndërkombëtar për Personat me Prejardhje Afrikane.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0