12 Qershori\ Stop abuzimit të fëmijëve në punë

12 Qershori\ Stop abuzimit të fëmijëve në punë

Të gjithë i duam fëmijët dhe secili prej nesh kërkon buzëqeshjen në fytyrën e tyre. Të gjithë jemi kundër lotëve të fëmijëve,  shfrytëzimit apo kundër

Rini e shthurur, apo keq-prindërim?
Juventus në finalen e Cardiff-it, “Zonja e Vjetër” thyen lehtë Monaco-n.
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple

Të gjithë i duam fëmijët dhe secili prej nesh kërkon buzëqeshjen në fytyrën e tyre. Të gjithë jemi kundër lotëve të fëmijëve,  shfrytëzimit apo kundër kryerjes së punës nga ana e tyre. 12 Qershori shënon Ditën Botërore kundër punës së fëmijëve, ditë kjo e shpallur për herë të parë në vitin 2002 nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Sot në botë mbi 215 milionë fëmijë punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj llojeve më të rënda të punës. Në Shqipëri mbi 50.000 fëmijë rezultojnë të punësuar, nga ku 45%  e punonjësve të ligjshëm fëmijë shfrytëzohen në punë të rënda dhe orë të vona të natës. Neni 98 citon se mosha e fëmijëve për të punuar duhet të jetë 16 vjeç, moshë kjo e cila nuk respektohet për arsye të ndryshme. Arsyeja kryesore mbetet varfëria. Varfëria është ajo e cila i detyron të punojnë punë nga më të lehtat e deri tek ato më të rëndat. Tirana është qyteti i cili frikshëm ka numrin më të madh të  fëmijëve që punojnë. Punojnë duke larë xhamat e makinave, punojnë nëpër lavazho, tregti, grumbullime plehrash dhe deri tek lypja në rrugë. Disa fëmijë kryejnë punë sezonale, disa të tjerë për shkak të punës braktisin shkollën. Braktisin shkollën duke humbur mundësinë e arsimimimit e rrjedhimisht humbjen e një të ardhme më të mirë. Fëmijët janë qenie të pafajshme, ndaj prindër, qytetarë, institucione lërini  fëmijët në  botën e tyre. Respektoni të drejtat ,dhe thuajuni Stop abuzimit të fëmijëve në punë.

Nga: Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0