1 Qershori: Lumturia mbetet  buzëqeshja e stampuar në buzët e një fëmije.

1 Qershori: Lumturia mbetet buzëqeshja e stampuar në buzët e një fëmije.

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë ditë qendra e vëmendjes në mbarë botën fokusohet tek fëmijët, të cilët kërkojnë kujdesin e

​UNECE 500 mijë euro për strehimin dhe zhvillimin urban
Kina ndërton ujëvarën më të gjatë në botë, mbi një kullë 108 metra të lartë
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

1 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë ditë qendra e vëmendjes në mbarë botën fokusohet tek fëmijët, të cilët kërkojnë kujdesin e prindërve, shoqërisë dhe shtetit. Cdo fëmijë që vjen në jetë gëzon të drejtën e strehimit, të sigurimit të ushqimit dhe të drejtën e fjalës. Të drejta këto të cilat për fat të keq disa fëmijëve u mohohen. Na rastis çdo ditë të shohim fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë për të siguruar diçka për të ngrënë, minorenë të cilët punojnë për tu ardhur në ndihmë familjes, apo fëmijë të cilët janë pre e dhunës fizike apo psikologjike. Akoma më keq kur ekzistojnë fëmijë që diskriminohen nga shoqëria për shkaqe raciale apo etnike. Sa e sa të tjerë që braktisin shkollën prej pamundësive ekonomike. Për një shoqëri më të mirë , për një të ardhme të sigurtë elementet : Familje, shoqëri, shtet duhet të gërshetohen së bashku për të stampuar në buzët e fëmijëve lumturinë. Ia fillojmë që sot, deri sa ata të munden tia dalin vetë mbanë.

Nga : Pranvera Berati

COMMENTS

WORDPRESS: 0