​Tërhiqet projektligji i “Strehimit Social”, 70 mijë familje edhe një vit pa strehë

​Tërhiqet projektligji i “Strehimit Social”, 70 mijë familje edhe një vit pa strehë

Projektligji “Për Strehimin Social” i propozuar në Kuvendin e Shqipërisë me një vendim të Këshillit të Ministrave,  është tërhequr nga këta të fu

Të jetosh në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me familjen…
Alarmi në Itali/ Qindra shqiptarë braktisin fëmijët në rrugët tona
Femijët kanë nevojë për … dhe  jo antibiotike për…

Projektligji “Për Strehimin Social” i propozuar në Kuvendin e Shqipërisë me një vendim të Këshillit të Ministrave,  është tërhequr nga këta të fundit. Edhe pse Kuvendi bën të ditur se ky projektligj është tërhequr, ende nuk dihet arsyeja se përse ka ndodhur kjo gjë.
Ky projektligj, i cili është depozituar më 13/04/2017 në Kuvend për votimin e tij dhe më pas shndërrimin e tij në ligj, duhet ti jepte zgjidhje problemit të strehimit për të paktën 70 mijë familje shqiptare që kanë nevojë dhe sidomos për ato familje të cilat janë në një gjendje jo të mirë ekonomike. 

Pritej që ky projektligj të votohej para mbylljes së punimeve të parlamentit të kaluar, por 140 personat që shqiptarët kanë zgjedhur për të drejtuar vendin e tyre, të zënë me debatet e tyre, dënuan edhe për një vit tjetër mijëra familje shqiptare që të përballen me rrezikun e jetesës në rrugë edhe për një vit tjetër. Por tërheqja e këtij projektligji ishte ajo që i dha një goditje edhe më të madhe 70 mijë familjeve shqiptare, të cilat tashmë me tërheqjen e këtij projektligji duket se kanë humbur edhe shpresën për të patuar një çati mbi kokë. 

Projektligji i cili tashëm është tërhequr, parashikonte subvencionim deri në 100% të pagesës së qerasë për personat që nuk kanë të ardhura si dhe një strehim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në rastet e dëbimeve për shkak të investimeve publike.
Gjithashtu në projektligj parashikoheshin edhe rastet kur bashkitë nuk vepronin  për shpërndarjen e banesave sociale, kompetenca i kalonin pushtetit qendror. Pjesë e ligjit ishte edhe ngritja e banesave të specializuara për gratë e dhunuara dhe të rinjtë që dalin nga institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe krijimi i “pronarit social”, një përjashtim nga taksat për ato subjekte private që vënë në dispozicion banesat e tyre.
Edhe pse projektligji është tërhequr, burim pranë Ministrisë së Urbanistikës, e cila është shkrirë, bëjnë me dije se ky projektligj do të rikthehet por një datë e saktë se ku mund të hy sërish në Kuvend nuk bëhet e ditur. Gjithashtu mbetet mister edhe arsyeja e tërheqjes së këtij projektligji.

COMMENTS

WORDPRESS: 0