​Përse (s)votuam ???

​Përse (s)votuam ???

Nga Armend Pire Kur kanë ngelur edhe më pak se gjysma e kutive të numërimit, nga zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme, ende vijonë të qarkullojë

Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi
OMARAJ, FSHATI PA SHKOLLË
Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm

Nga Armend Pire
Kur kanë ngelur edhe më pak se gjysma e kutive të numërimit, nga zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme, ende vijonë të qarkullojë dilema e pjesmarrjes së  votuesve. 25 Qeshori ishte dita e shqiptarëve për të zgjedhur elitën drejtuese të vendit të tyre por si duket kjo ditë nuk u shfrytëzua maksimalisht nga ta për të dhënë gjithsecili vullnetin e tij si sovran. Përqindjet (%) ishin të ndryshme që tregonin pjesmarrjen e votuesve. Njëherë 43%, njëherë 45% e njëherë 47%. Përpos këtyre shifrave një fakt i padiskutueshëm është se shqiptarët, pjesa më e madhe e tyre, vendosën të heshtin. Vendosën që atë proces votimi ta ndiqnin nga ekrani i televizionit. Vendosën që votën e tyre ta abstenonin duke mos marrë asnjë përgjegjësi zgjedhore.
 Përse s’votuan shqiptarët? 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si dhe partitë politike u munduan ta justifikonin këtë mospjesmarrje duke e lidhur me temperaturatë e larta të asaj dite, ndonëse procesi i votimit kishte një afat 12 orësh (plus 60 minuata të shtuara në minutat e fundit). U munduan ta justifikonin me festën e shenjtë të Ramazanit, ndonëse kjo festë të lejonë të shkëputesh një pjesë të ditës për të kryer edhe obligimin tënd si votues. Një sërë justifikimesh pasuan njera-tjetrën, një sërë thirrjesh për pjesmarrje pasuan njera-tjetrën, megjithatë sërish shifrat lëvizën fare pak. Atë ditë dëgjova qytetarë të ndryshëm që shpreheshin, “e çfarë do ndryshojë vota ime kur ata (politikanët) e kanë rregulluar me njëri-tjetrin?”. Diku më tutje një i moshuar thoshte se, “po kujt t’ja jap votën, i kemi provuar të gjithë, është e kotë”. Pakënaqësit rreshtoheshin përbri njera-tjetrës, ndërsa shqiptarët bluanin në kokë, të shkoj a të mos shkoj, kjo ishte dhe vet çështja. Nuk ka sesi ta justifikojnë mosvotimin e afro 2 milion shqiptarëve kushtet e vështira të motit, nuk kanë sesi ta justifikojnë as kremtimet e asaj dite si nuk kanë as sesi ta justifikojnë arsyet artificiale të asaj dite. Shqiptarët heshtën, heshtën përballë gjendjes së tyre ekonomike, politike e asaj sociale. Heshtën sepse vota këtë vit për ta nuk kishte vlerë. Heshtën sepse partitë politike atyre nuk i dhanë besimin e duhur se Shqipëria do të ndryshojë. Votuan administratat, votuan militantët, votuan simpatizantët, votuan “të shiturit”, por shqiptarët heshtën. Arsyeja e vërtetë gjendet më mirë thellë tyre. Disa e shprehin, disa e fshehin e disa nuk e kanë një të tillë. Procesi po shkon drejt përfundimit dhe rezultati tashmë është mëuar paraprakisht. 4 vite të tjera qeverisëse u vendosën nën drejtimin e kujt. Tanimë u mbetet të heshtin edhe për 4 vite të tjera siç heshtën atë ditë (dje). U mbetet që për vitet të cilat nuk vendosën të zgjidhnin të qendrojnë po nën heshtje. U mbetet vetëm të presin, jetojnë e durojnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare 2021.
Ku po shkon vallë Shqipëria dhe shqiptarët me këtë heshtje ??

COMMENTS

WORDPRESS: 0