​Përse banorët autoktone të Myzeqesë quhen “lalë”?

  Lalet e Myzeqese perbejne ate pjese te popullsise te kesaj treve, qe nuk iu nenshtruan dallgeve te islamizimit. Fjala “lale” ka edhe nje kuptim

Letra prekëse e Mikaelës 7-vjeçare që i kërkon ndihmë Kryeministrit
Vdes në mënyrë tragjike i riu shqiptar në Francë, telefonata e fundit me familjarët
Juventus në finalen e Cardiff-it, “Zonja e Vjetër” thyen lehtë Monaco-n.

 
Lalet e Myzeqese perbejne ate pjese te popullsise te kesaj treve, qe nuk iu nenshtruan dallgeve te islamizimit. Fjala “lale” ka edhe nje kuptim te vetin leksikor, te cilen e shpjegon Vaso Pasha ne studimin e vet “E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret”. Sipas tij, ne gjuhen shqipe fjala “lale” do te thote vella i madh. Ne disa vende kjo fjale nuk iu largua kuptimit te pare. Filloi te perdorej si emertim per te treguar popullsine qe nuk u islamizua.
 Vec kesaj, emri “lale” ka arritur deri ne kohet tona si shprehje e nje mesazhi besnikerie, qe perjeteson dhe nderon qendrimin, qe mbajten banoret e ketushem ndaj princit te mesjetes, Lale Muzakes dhe te birit, Teodor Muzaka. Ata qene nder te paret qe dhane shembullin e mosnenshtrimit ndaj procesit te islamizimit pas vdekjes se Skenderbeut. Ata shtegtuan si arbereshe ne Itali si kunder edhe shume te tjere qe u vendosen ne More te Greqise. Ndersa banoret, qe nuk munden te largoheshin nga trojet e veta, ne Myzeqe, perballuan mjaft privacione ekonomike, politike, qytetare. I vetmi “mekat” i tyre ishte mosndryshimi i fese. Lalet e Myzeqese nuk e ndryshuan etnografine e tyre, pra, menyren e veshjes, folklorin e vet. Ata nuk e njollosen poezine e tyre gojore me kenge dylberash e ashikesh sipas kultures qe impononte pushtuesi osman. Kjo shprehet edhe ne nje kenge, qe ende ruhet e kendohet ne Myzeqe, ne te cilen shprehet protesta e popullit dhe mllefi kunder perpjekjeve te pushtuesit turk per asimilim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0