​Një njeri për “kurban”, Zot mëshirë!

​Një njeri për “kurban”, Zot mëshirë!

Nga Klaudio Ndreca Në një ditë të tillë feste mbarëkombëtare, ashtu siç rrallë herë ndodhë, kjo e sotmja ngelet padyshim një ditë ndryshe nga të tjera

Ja sa shpenzojnë për medikamentet shqiptarët
Familjarët dhe aktivistët kërkojnë:” Drejtesi për Enea Ftoj”…
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur datat për përzgjedhjen e vendit të punës…

Nga Klaudio Ndreca
Në një ditë të tillë feste mbarëkombëtare, ashtu siç rrallë herë ndodhë, kjo e sotmja ngelet padyshim një ditë ndryshe nga të tjerat. Reflektimi i gjithkujt ngelet kryefjala e kësaj dite, në një kohë kur diçka e tillë ka vlerë të dyfishtë dhe është për tu mirëpritur. Njerëzimi po prek gjithmonë e më tepër fundin, vetëm se fatkeqësisht kjo nuk po ndodh për shkak të kërcënimit të ndonjë komete, asteroidi, apo të ndonjë jete tjetër të superzhvilluar e të dal nga binarët paksa, por nga vet ne njerëzit, nëse mund të quhemi ende të tillë. Bajrami është dita kur forca e të pasurit e dobësia e të varfërit bëhen së bashku për të kompesuar dicka me njëri-tjetrin, sadopak. Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, e një shprese të re, dita kur të gjithë kujtohen si rrallëherë që ekzistojnë dhe disa qenie të tjera të njëjtë me ta rreth tyre. Bajrami është dita kur xhelozit, hatërmbetjet e smirat marrin fund, të paktën për një ditë. Simbolika e kurbanit është e qartë dhe po aq e bukur, për të dhuruar një buzëqeshje për njerëzit e varfër e për të lehtësuar ata të pasur. Por a nuk duket paska ironike dhe e pakuptimtë, një numër që sa vjen e rritet besimtarësh të çfarëdo feje qofshin ata, të krishter, myslymanë, paralelisht me numrin e vrasjeve, hakmarrjeve, gjakmarrjeve, përdhunimeve, kërcënimeve. Pra, njerëz, pyetja është kjo, çfarë ndodh me ne pas kësaj dite, çfarë ndodh me ne pas këtyre ditëve të shenjta? Pra, njerëz, përse të mirë vetëm në një ditë? Cili kuran, apo bibël iu lejon këtë transformim kafshëror? Kam frikë se asnjë. Sigurisht asnjë, pasi dhe vet djalli heziton ta përligj diçka të tillë e jo më për të folur për një krijues që predikon vetëm gjëra të mira. Sot i kemi të gjithë aty përpara mikrofonit, të njohur e panjohur, teksa japin urimet që të dala nga goja e tyre ngjasojnë gjithmonë me mallkime. Njerëz me pozitë, ministra, diplomat, bashkiak, kryebashkiak, njerëz të thjeshtë, të shtresave më të ulëta të cilët gjejnë mundësinë për ti marrë frymën një kafshe të gjorë, teksa më parë ia kanë marrë një njeriu. Dikush duke mos i dhënë hakun, dikush duke e vrarë fizikisht, dikush psikologjikisht, dikush duke e tradhëtuar, dikush duke ngrënë në besë e duke ngulur thika pas shpine, aq herë sa jepet mundësia, pa menduar dy herë. Për më tepër kurani nuk lejon dhe ndalon që të bëhet kurban kafsha e dëmtuar, me të meta, por kush do e ndaloj kurbanin që i bëhet njeriut dhe në pikën e tij të fundit të shpresës? A ka ligj e libër që e mbron këtë? Pra të gjithë duke mëkatuar, sipas mënyrës dhe pozitës që ata kanë. Dikush që ka pozitë të lartë duke mëkatuar më shumë, e kush më i ulët në pozitë, më pak. E po këta janë të parët që reklamojnë urtësi e mirësi. Mirësi e cfarë mirësie. Kohët e fundit është trajtuar dicka që lë vend për trajtim, barbaria, gjaku e ulërimat e kafshëve të bëra kurban përpara syve të fëmijve. Baza e llogjikës ekziston. Por çfarë është kjo përpara barbarisë dhe ulërimave që lëshojnë njerëzit çdo ditë sepse dikush prej nesh e ka bërë të ndihet keq? Le ta themi se është si të kërkosh e analizosh qimen në syrin e tjetrit përpara traut të futur aq thellë në syrin, zemrën e mendjen tonë. Nuk mund të bëhet as minuti, as dita, as viti i mirë nëse nuk bëhemi ne të tilla duke ndryshuar dicka nga vetja. Të lutem njeri, bëhu pak më i mirë me ose pa kurban. Jam i frikësuar për vdekje nga ty!

COMMENTS

WORDPRESS: 0