​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj

​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj

Nga Ledio Pisha  Gropat duhet të shpallen monument kulture sepse me siguri kanë aty që në vitin 1960. Edhe ato bimët të cilat kanë dekada që kaca

Ndotja në Elbasan: Industritë në zonën e ish-Metalurgjikut “nuk pyesin” për gjoba.
Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja
Banorët e Astirit / Protesta do të vijojë pa afat, derisa të marrin një përgjigjie nga bashkia dhe institucionet përkatëse.

Nga Ledio Pisha 
Gropat duhet të shpallen monument kulture sepse me siguri kanë aty që në vitin 1960. Edhe ato bimët të cilat kanë dekada që kacavirren në ato shtëpitë që kurrë nuk kanë parë më një fytyrë punëtori qysh kur janë ndërtuar, duhet të studiohen nga botanistët. Ndoshta mes tyre gjallon ndonjë insekt i lashtë. Kjo në foto është një lagje në qytetin e Elbasanit. 

Çdo mëngjes zgjohemi dhe cdo mbrëmje ngrysemi me këtë pamje dhe gjatë ditës dëgjojme e lexojmë një mal me pallavra për Shqipërinë e Rilindur apo Republikën e re. 

Të vjen të vjellësh nga neveria, të shpërthesh nga inati, të ikësh natën nga mërzia. Bashkia fle gjumë ka vite e po ashtu edhe pijanecët e mejhanës me 140 anëtarë. Flenë kur vjenë puna për hallet tona, se për të tyren e bëjnë natën ditë. 

E ne, një popull i rrudhur dhe i plakur para kohe, i dëgjojmë dhe shpresojme. E sa më shumë shpresojmë aq më shumë kuptojmë se e vetmja gjë që ndryshon në këtë vend me kalimin e viteve është llogaria bankare e politikanëve. Ajo rritet dhe fryhet, por lagja ime rri njësoj. 

Lagja ime e shkretë nuk ndryshon. Ndoshta një ditë Hollywoodi do ta zbulojë këtë lagje dhe do ta përdorë”studio” për filma historike. Deri atëherë, gropat do zmadhohen, kacavjerrëset do ngjiten më lart dhe ne do vazhdojmë të lexojmë lajmet me Shqipërinë që ndryshon vetëm në televizor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0