​Ligji për Minoritetet/ Njohja zyrtare e komunitetit egjiptian

Komuniteti egjiptian në Shqipëri nuk njihej si minoritet ligjërisht deri më sot, këtë të drejtë e gëzonin vetëm disa komunitete të tjera në vend. Pr

Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…
Portali qeveritar on-line E-albania \Të varfërit nuk mund ta aksesojnë
Roja vullnetar i laboratorit në Pogradec

Komuniteti egjiptian në Shqipëri nuk njihej si minoritet ligjërisht deri më sot, këtë të drejtë e gëzonin vetëm disa komunitete të tjera në vend. Prandaj ishte e nevojshme miratimi i një ligji ku të përcaktohet definicioni dhe kriteri i njohjes “De Juro” të minoriteteve në Shqipëri. Pas disa muajve konsultimi të projektligjit me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, kombëtare si dhe organizatat e shoqërisë civile, më në fund qeveria shqiptare ka vendosur të kalojë për miratim në Kuvend projektligjin për “ Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ky draft ka qenë një kërkesë e vazhdueshme drejtuar qeverisë shqiptare. Përmes këtij ligji bëhet e mundur  njohja ligjore e komunitetit egjiptian, ku tashmë do të njihet si pakicë kombëtare dhe do ti garantohen të drejtat e tyre njësoj si çdo komunitet tjetër, u shpreh aktivisti Gentian Sejrani, i cili e ka ndjekur proçesin që prej fillimi si dhe ka advokuar për të arritur këtë gjë. Ai gjithashtu shprehet se, ligji ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që i përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një komponent thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit. Më tej ai shprehet se, është e rëndësishme të theksohet se ky ligj do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetesës së minoritetit egjiptian në Shqipëri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0