​Ligji i Pakicave bashkon PS-PD, LSI dhe Dule kundër.

​Ligji i Pakicave bashkon PS-PD, LSI dhe Dule kundër.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 102 vota pro dhe10 kundër dhe një abstenim, ligjin për pakicat kombëtare. Drafti parashikon njohjen e pakicës bull

Taksë kufiri 10 Euro për person vetëm në aeroport
Telat e korentit, nje rrezik i madh
Edhe pse me vendim të Këshillit Bashkiak ekzistojnë gjoba për hapësirat e rrjetit rrugor

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 102 vota pro dhe10 kundër dhe një abstenim, ligjin për pakicat kombëtare. Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe. 
Ligji përfshin gjithashtu edhe ndryshime në aspektin arsimimit në gjuhën amë në zonat ku jetojnë minoritetet.

Kundër këtij ligji ka votuar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili e ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij ligji edhe gjatë fillimit të seancës, ku është shprehur se ky ligj nuk përmbush standardet e Bashkimit Europian. 

Votës kundër të Vangjel Dules i janë bashkuar edhe 10 deputet të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim të cilët ishtin të pranishëm gjatë votimit, ndërkohë që vetëm deputeti Nasip Naco ka votuar proi.

Kreu i PBDNJ  ka propozuar edhe 9 amendamente por të gjitha këto janë rrëzuar nga votat e mazhorancës ndërkohë që LSI i ka mbështetur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0