​Historia e Gëzimit dhe Linditës, çifti me aftësi ndryshe që jeton mes paragjykimeve

​Historia e Gëzimit dhe Linditës, çifti me aftësi ndryshe që jeton mes paragjykimeve

Gëzimi dhe Lindita janë një çift ndryshe nga të tjerët, prej 20 vitesh janë të martuar dhe kanë sjellë në jetë dy fëmijë, por bashkëshortëve u është d

58-vjeçari ndërroi jetë në traget, familjarët: Nuk kishte mjek
A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?
Deklarate Publike / Shoqëria civile deklaratë për projekt vëndimin e Bashkisë Tiranë ku sot do të miratojë disa taksa për shtresat në nevojë…

Gëzimi dhe Lindita janë një çift ndryshe nga të tjerët, prej 20 vitesh janë të martuar dhe kanë sjellë në jetë dy fëmijë, por bashkëshortëve u është dashur që t’i bëjnë ballë shumë vështirësive  në jetë, të cilat për ta kanë qenë shumë herë më të mëdha sesa për çiftet e tjera.
Lindita nuk e ka njërën dorë, e ndërsa Gëzimi që në moshë të vogël ka kaluar një sëmundje e cila i ka  prekur trurin, duke ia vështirësuar shumë lëvizjen dhe duke i sjellë probleme të shumta me të folurin.

“Fillimisht nuk e pranoja vete siç isha”, shprehet Gëzimi duke treguar për jetën e tij. Ai shotin se u largohej shokëve edhe atyre që tentonin ti afroheshin. 

Ndërkohë Gëzimi tregon edhe për një pjesë tjetër të jetës së tij, emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 23 – vjeçare, ku punoi për 4 muaj si pastrues, por edhe pse pronari ishte një shqiptar, nuk i dha asnjë pagë. Ai tregon se si  është detyruar që së bashku me vëllain e tij, i cili studionte aty, të rrinin rrugëve dhe ta mbanin frymën gjallë vetëm me një kokërr vezë.  Por pas gjithë këtyre vështirësive, duket sikur fati fillon t’i buzëqesh, pasi gjen një punë dhe jeta e tij fillon të marrë një tjetër rrjedhë.

Më pas ai rikthehet në Shqipëri dhe fillon studimet duke ia dalë të mbarojë për kontabilitet. Gjithashtu edhe për Linditën, bashkëshorten e Gëzimit, asgjë nuk ka qenë e thjesht. Ndyshe nga Gëzimi, atë nuk e pranonin shoqet dhe shokët në fëmijëri, e ky paragjykim vazhdon akoma dhe sot.

Tashmë ajo është mësuese, por ashtu siç thotë edhe vetë,  ky paragjykim do të vazhdonte gjatë gjithë jetës së saj, ku për gjatë tre viteve në profesion asaj i thonin “vër një protezë, fshihe dorën, vër një dorashkë se do trembësh femijët”.

Por Lindita thotë se nuk do të vendosë kurrë një protezë, pasi ajo e ka pranuar veten ashtu si është.

COMMENTS

WORDPRESS: 0