​Eurodeputetja e pyet për martesat mes të miturve, Hahn zbulon sa para ka marrë Shqipëria për komunitetin Rom e Egjyptian

​Eurodeputetja e pyet për martesat mes të miturve, Hahn zbulon sa para ka marrë Shqipëria për komunitetin Rom e Egjyptian

Çështja e martesave mes të miturve në Shqipëri tashmë ka arritur edhe në Komisionin Europian, ku eurodeputetja Monica Matoveri, lidhur me këtë fenomen

Djegia e plehrave , shqetësim për pushuesit ne plazhin e Spilles
Këshillimi fiskal, nevoja për profesionistë dhe perfeksionistë
Një fond prej 250milion lekësh është planifikuarpër tiu shpërndarë bashkive me qëllim zbutjen e problematikës së strehimit.

Çështja e martesave mes të miturve në Shqipëri tashmë ka arritur edhe në Komisionin Europian, ku eurodeputetja Monica Matoveri, lidhur me këtë fenomen e pyet eurokomisionerin Johannes Hahn se çfarë planifikon Komisioni Europian që të bëjë në lidhje me këtë gjë, Hahn përgjigjet se qeveria shqiptare duhet të marrë nisma ligjore për ta shndërruar martesën mes të miturve në një detyrim. 
Sipas një raporti të publikuar nga UNICEF, raport i cili citohet edhe në pyetjen e eurodeputetet, një në dhjetë vajza në Shqipëri martohet para moshës 18- vjeçare.

Sipas përgjigjes së dhënë nga Hahn, cilësimi si vepër penale e martesave të fëmijëve është një detyrë e qeverisë si garantuese e të drejtave të njeriut dhe veçanërishtë minoriteteve. Garantimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve është një nga pesë prioritetet kyç për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Gjithashtu gjatë përgjigjes së tij, Hahn ka zbuluar se Shqipëria ka marrë nga Bashkimi Europian, një shumë prej 6 milionë eurosh përmes Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të cilat i ka përfituar me qëllim rritjen dhe përmirësimin e punësimit për komunitetet rome dhe egjiptiane, për të rritur pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin lokal, qasjen në shërbime të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të decentralizuara, si dhe për promovimin dhe integrimin e kërtyre minoriteteve në shoqëri.

Pyetja e plotë e Eurodeputetes, Mateovei, drejtuar Komisionit Europian:

 “Martesa e fëmijëve në Shqipëri është një çështje komplekse. Varfëria, mungesa e vlerave gjatë edukimit të vajzave, izolimi gjeografik, përjashtimi social, trafikimi dhe emigracioni – së bashku me qëndrimet ndaj seksualitetit dhe rolin e kufizuar të grave në shoqëri – janë faktorë që ndikojnë. Sipas Unicef, një në 10 vajza në Shqipëri është martuar para moshës 18 vjeç, ndërsa Qendra për Hulumtime për Zhvillimin Njerëzor ka theksuar faktin se një pjesë e madhe e këtyre martesave kryhet përmes ndërmjetësimit me palët e treta pa pëlqimin e gruas / vajzës. Për më tepër, Kodi Penal i Shqipërisë nuk e kriminalizon fenomenin, i cili në Shqipëri është i njohur, veçanërisht në zonat rurale dhe të largëta ku mbizotëron mentaliteti patriarkal dhe varfëria. Rreziqet për vajzat e mitura që përfshihen në një martesë të tillë, si abuzimi seksual, aborti dhe komplikimet e shtatzënisë, janë të larta.

Çfarë planifikon të bëjë Komisioni Evropian për të ndrequr situatën dhe për të siguruar që Shqipëria të penalizojë martesën e detyruar të fëmijëve dhe martesën e fëmijëve nën një moshë të caktuar?”

Përgjigjia e Komisionerit të BE Johannes Hahn:

“Komisioni është i vetëdijshëm se martesa e fëmijëve mbetet një shqetësim, veçanërisht mes anëtarëve të grupeve të caktuara vulnerabël. Martesat e mitura ndodhin kryesisht në zonat rurale dhe vihen re mes fëmijëve romë, siç theksohet në Raportin e Komisionit të vitit 2016 për Shqipërinë. Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë këtë fenomen, të cilat theksojnë se vajzat e reja deri në moshën shtatë vjeçare dhe djemtë e moshës nëntë vjeçare konsideroheshin të martuara (dmth. të premtuara). Disa organizata joqeveritare (OJQ-të) gjithashtu raportojnë se martesat e hershme dhe të detyruara ndodhin në komunitetet rurale si pjesë e skemave të trafikimit të qenieve njerëzore, me prindërit që lejojnë që vajzat e vogla të martohen me burra të moshuar të huaj, të cilët më pas i zhvendosin në vende të tjera.

Komisioni do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën në Shqipëri dhe ta ngrejë çështjen me autoritetet përkatëse. Shqipëria është palë në Konventën e Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila kërkon kriminalizimin e aktit të detyrimit të një fëmije të hyjë në një martesë dhe të joshjes së një fëmije në një vend tjetër për ta detyruar atë të hyjë në një martesë. Komisioni gjithashtu pohon se Shqipëria, si vend kandidat, duhet të adresojë të gjitha format e shfrytëzimit dhe duhet të sigurojë që viktimave t’u ofrohet mbrojtje dhe asistencë.

Duhet të theksohet se përmirësimi i kushteve socio-ekonomike të grupeve të prekshme është vënë në shënjestër në mënyrë specifike përmes Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit: 6 milionë euro janë ndarë për të përmirësuar punësimin për komunitetet rome dhe egjiptiane, për të rritur pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin lokal, qasjen në shërbime të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të decentralizuara dhe promovimin e integrimit të tyre në shoqëri.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0