​​Dita Ndërkombëtare e tokës: Aktivitet sensibilizues në qytetin e Elbasanit.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës “Green School Elbasan”  organizoi  një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit. Me moton

GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.
Mungesa e sinjalistikës në rrugë, rrezik për nxënësit
50 kuriozitete të rralla nëpër botë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës “Green School Elbasan”  organizoi  një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit. Me moton “Një ditë pa qese plastike” nxënësit e kësaj shkolle transmetuan mesazhin e tyre për evidentimin e qeseve duke i zvendësuar ato  me trasta. “Përdorimi sa më pak i këtyre qeseve plastike do të sjell  eleminimin e dëmeve  që ne i shkaktojmë natyrës, kafshëve si dhe vet njerëzve nga djegja ose papastërtitë e tyre”-u shpreh njëri prej nxënësve gjatë aktivitetit. Trastat ishin qepur dhe dizenjuar nga vetë nxënësit në bashkëpunim me prindërit e tyre. Vlen të theksohet se qytetarët Elbasanas reaguan pozitivisht ndaj kësaj nisme të ndërmarrë. Ndërsa në fund të këtij aktiviteti u dhuruan trasta falas për të gjithë të pranishmit. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0